Rrëmujë në Itali/ Napoli nuk udhëton drejt Torinos, Rrahmani rrezikon Maqedoninë

schedule20:14 - 3 Tetor, 2020

schedule 20:14 - 3 Tetor, 2020

Juventus-Napoli është sfida më e fortë e javës së tretë në Serie A, por takimi i programuar për t’u luajtur të dielën në mbrëmje në Torino (20:45), rrezikon të mos zhvillohet.

Shkaku? Skuadra jugore nuk ka udhëtuar drejt Torinos. Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe kanë nisur menjëherë karantinën.

Autoriteti shëndetësor ASL ka bllokuar udhëtimin e Napolit drejt qytetit verior, masë e marrë prej frikës së madhe dhe për të evituar një tjetër rast si Genoa, klub ku janë infektuar 22 pjesëtarë.

Djemtë e Gattusos do e kenë pushim ditën e nesërme dhe më pas të gjithë do t’i nënshtrohen tamponëve të radhës. Në rrezik janë edhe lojtarët që pritet të grumbullohen me kombëtaret.

Elseid Hysaj mungon për sfidat e Shqipërisë, pasi është ndëshkuar me të kuqe dhe trajneri Reja vendosi të mos e grumbullonte për tre takimet e muajit tetor.

Ai që rrezikon është Amir Rrahmani. 26-vjeçari nga Prishtina është shtylla e mbrojtjes dhe kapiteni i Dardanëve rrezikon seriozisht sfidën historike me Maqedoninë e Veriut (8 tetor) për gjysmëfinalet e Nations League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!