Një shtetase shqiptare ka ndërruar jetë të mërkurën në Itali, pasi është sulmuar me armë të ftohtë nga bashkëshorti i saj. 34-vjeçarja është goditur disa herë me thikë nga i shoqi në sy të fëmijës së mitur dhe ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Serenjo të Briancës, në veri të vendit fqinj. Autori, një shtetas maroken, është dorëzuar pak më vonë në stacionin e karabinierëve për të rrëfyer krimin. Sipas hetimeve paraprake, agresioni ka ndodhur pas një sherri të nisur kur çifti ndodhej ende në makinë dhe 35-vjeçari e ka lënë gruan në agoni brenda në automjet, bashkë me djalin 5 vjeç. Karabinierët po vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, ndërkohë që vetë bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se ishin në krizë prej kohësh dhe se kishin vendosur të mos jetonin më së bashku. /abcnews.al
Itali/ Marokeni vret në sy të fëmijës bashkëshorten shqiptare
schedule20:42 - 30 Maj, 2018
schedule 20:42 - 30 Maj, 2018