Jose Mourinho nuk i do në ekip, Tottenham largon dy futbollistë

schedule22:40 - 3 Tetor, 2020

schedule 22:40 - 3 Tetor, 2020

Jose Mourinho ka një plan të qartë te skuadra e Tottenham: Do të luajnë vetëm lojtarët që ai preferon, duke mos i dhënë mundësinë asnjë futbollisti tjetër të tregojë vlerat. Si pasojë, dy futbollistët e rinj, Ryan Sessegnon dhe Juan Foyth do të largohen.

Sessegnon, i cili është i aftë të luajë në çdo pozicion në krahun e majtë, erdhi si pasues i Danny Rose, por nuk ia doli të bindë Mourinhon. Ish-futbollisti i Fulham do të huazohet për një sezon në Gjermani, te skuadra e Hoffenhaim.

Ndërsa qendërmbrojtësi Juan Foyth, do të transferohet po ashtu si i huazuar, në La Liga tek ekipi i Villareal. Por, Villareal e ka opsionin për ta blerë përfundimisht të riun argjentinas, për 15 milion sterlina./abcnews.al