“Levitating” me version të ri, Dua Lipa bashkëpunon me reperin e njohur

schedule09:45 - 3 Tetor, 2020

schedule 09:45 - 3 Tetor, 2020

Viti 2020 ka qenë një vit i suksesshëm për Dua Lipën. Pavarësisht situatës me Covid-19, artistja shqiptare ka punuar më shumë se kurrë dhe ka qenë mjaft aktive në muzikë pas publikimit të albumit “Future Nostalgia.” Pak javë më parë, ylli i hitit “New Rules” solli versionin remix të albumit, që rezultoi shumë i suksesshëm.

Ndërkohë, Dua po bën namin dhe me projektin “Levitating”. Pas suksesit të këngës origjinale, ylli i muzikës pop solli versionin remix me Maddona-n, Missy Elliott dhe The Blessed Maddona. Ndërkohë, ajo ka publikuar pak orë më parë një tjetër version. Bëhet fjalë për një duet me një nga reperët më të mirë të momentit, DaBaby.

Muzika sigurisht është e ngjashme me versionin origjinal, por i janë shtuar disa detaje më të veçanta dhe interesante. Kujtojmë që Dua ka bërë me dije gjithashtu se do të jetë pjesë e artistëve që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e kolonës zanore të “Fifa 21”, ku dhe do të performojë në lançimin e lojës së famshme. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!