Presidenti Donald Trump ka postuar në Twitter për herë të parë që kur mbërriti në spital për t’u trajtuar për Covid-19.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë se është mirë dhe i falënderon të gjithë.
“Mendoj se po shkoj mirë! Faleminderit të gjithëve. DASHURI !!! ”, ks shkruar Trump në një postim në Twitter.
Going welI, I think! Thank you to all. LOVE!!!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020
Trump postoi teksa ndodhet në Spitalin Ushtarak Walter Reed, teksa u shtrua pak orë më parë. Siç shkruan CNN, presidenti ka pasur ethe që nga ky mëngjesi i djeshëm, sipas një burimi.
Mjeku i Trump konfirmoi se Presidenti ka marrë Remdesivir. Më herët të premten, mjeku tha se Trump po merrte gjithashtu koktejin eksperimental të antitrupave Regeneron.
“Këtë pasdite, në konsultim me specialistë nga Walter Reed dhe Universiteti Johns Hopkins, unë rekomandova lëvizjen e Presidentit deri në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed për monitorim të mëtejshëm. Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se Presidenti po bëhet shumë mirë. Ai nuk po kërkon oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë Remdesivir”, është shprehur mjeku Sean Conley, në një deklaratë për mediat.
Rremedisivir, është një ilaç antiviral, i cili përdoret gjithashtu eksperimentalisht për pacientët me Ebola, ka potencialin të zvogëlojë kohën e shërimit të pacientit në 11 ditë, katër më pak, domethënë, krahasuar me kohën e shërimit të atyre që nuk e marrin këtë trajtim.
g.v/abcnews.al