Rikthehen artistët e Operas, përshpirtje për njerëzit që humbën jetën nga koronavirusi

schedule21:04 - 2 Tetor, 2020

schedule 21:04 - 2 Tetor, 2020

Muzika baroke solli atmosferë të magjishme pas disa muajve mungese të artistëve në skenë, për shkak të pandemisë.

Koncerti është një lutje për viktimat e COVID-19.

“7 muaj karantinë kanë qenë shumë të gjata dhe për ne artistët shkëputja nga skena nuk është e mirë as shpirtërisht dhe as profesionalisht”, tha pianistja.

Pianistja Etrita Ibrahimi, e cilëson këtë koncert të veçantë pasi rikthehet tek dashuria e dytë pas pianos.

“Është një emocion i madh. Për mua është i dyfishtë pasi sonde nuk luajta në piano, por në klaviçembal që është edhe instrumenti i dytë që kam studiuar. Këtë herë jam kthyer me dy vepra të vështira”, tregon ajo.

Megjithë gëzimin e koncertit në atriumin e Muzeut, ende nuk ka një  vendim për rikthimin e aktiviteteve në salla të mbyllura dhe as për Operan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!