23 viktima dhe 2,499 raste të reja me koronavirus në Itali

schedule19:30 - 2 Tetor, 2020

schedule 19:30 - 2 Tetor, 2020

Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2,499 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 23 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 35,941, ndërsa janë realizuar 11,572,459 teste.

Campania ka regjistruar 392 raste të reja, duke u bërë rajoni që ka regjistruar më shumë raste ditore me COVID-19, duke u ndjekur nga Lombardia me 307 raste dhe Lazio me 264 raste.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!