Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1694 testime të realizuara, kanë rezultuar pozitiv 225 raste.
Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik 96 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Rastet me koronavirus: në Shkup-96, Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumica-11, Kriva Pallanka-7, Radovish-1, Koçani-17, Pehçevë-1, Berovo-10, Vallandovë-3, Vinica-1, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçovë-4.
/abcnews.al/