Rama: Dialogu me Serbinë në rrugën e duhur, mos liberalizimi i vizave për Kosovën turp i BE-së

schedule11:49 - 2 Tetor, 2020

schedule 11:49 - 2 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, këtë të premte ka deklaruar se së bashku do të arrijnë që të ngrenë reputacionin e Kosovës në sferën ndërkombëtare.

Shefi i qeverisë shqiptare ka theksuar se rruga më e mirë për zgjidhjen e çështjes Kosovë Serbi është vijimi i dialogut.

“Takimi i Uashingtoni, rihapja e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE, janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës muaj e fundit. Vlerësoj qasjen e mençur të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova ja vuri vetvetes.

LEXO EDHE: Rama: Jemi në drejtimin e duhur për korridorin dixhital mbështetur në teknologjinë 5G

Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjetet sociale dhe mexhelisin mediatik dhe dobëson pozicionin e Kosovës qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi me botën. Jemi në kushtet kur mund ti shohim qoftë pasoja e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, qoftë rezultatet e ndërmarrjes së një rruge me perspektive. Në shumë pak kohë u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla për Kosovën dhe u arrit një hap në Uashington që do të flasë gjithmonë e më mirë” , është shprehur Rama.

Ndërkohë në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, Rama e ka quajtur këtë një turp nga ana e BE-së, duke theksuar se një proces i tillë është marrë peng nga disa vende anëtare.

Mos liberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE, një turp i pa shkëlqyeshëm dhe i pajustifikuar përsa kohë liberalizimi i merituar mbetet në fuqi. Jo për arsye se Kosova nuk ka bërë detyrat, por sepse Kosova është marr peng nga dinamikat e brendshme të BE. Kosova duhet të presë si mbarojnë një palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje në një vend duket sureale”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!