Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me kabinetin e tij janë nisur drejt Shqipërisë me autobus, për të qenë pjesë e mbledhjes së kësaj të premtje mes dy qeverive që do të zhvillohet në Tiranë.
Hoti përmes një postimi në Facebook, shkruan drejt Tiranës për tu takuar me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
LEXO EDHE: Takimi Shqipëri-Kosovë, këto janë marrëveshjet ndërqeveritare do nënshkruhen sot
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, shkruan Hoti
Sipas informacioneve në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje, e para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.e.su./abcnews.al
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3701071293287531