Koronavirusi është futur në kompaninë Amazon, ku janë konfimruar pozitiv me Covid mbi 19,800 punonjës të saj në Shtetet e Bashkuara.
Numri përbën 1.44 për qind të 1.37 milion punëtorëve në të gjithë Amazonin dhe degën vartëse të tij Ëhole Foods. Amazon është përballur me kritika nga punonjësit, sindikatat dhe zyrtarët e zgjedhur, të cilët e kanë akuzuar për vënien në rrezik të shëndetit të punonjësve.
Por, gjiganti i shitjeve me pakicë në internet tha se shkalla e infektimit është më e ulët sesa pritej. Amazoni i ka mbajtur hapur objektet e tij gjatë gjithë pandemisë, për të përmbushur kërkesat në rritje të blerësve të bllokuar në shtëpi.
Izolimi i njerëzve ka rezultuar fitimprurës për kompaninë dhe ka shtuar pasurinë e themeluesit të saj, Jeff Bezos, i cili është njeriu më i pasur në botë.
Ndërkohë shitjet e gjigantit të teknologjisë janë rritur për 40%, në 88.9 miliardë dollarë, në tremujorin që ka përfunduar në qershor./abcnews.al