“Fjalët e Pedros na nxisin të përmirësohemi. Mbrojtje e re? Aspak problem”

schedule20:39 - 1 Tetor, 2020

schedule 20:39 - 1 Tetor, 2020

Marash Kumbulla debutoi me Romën në një sfidë të komplikuar si ajo kundër kampionëve të Juventusit. Mbrojtësi shqiptar dhuroi një paraqitje shumë të mirë, madje detyroi trajnerin Pirlo t’i ndërronte pozicion suedezit Kulusevski.

20-vjeçari nga Malësia e Madhe ka folur sot në konferencën për shtypin, duke u ndalur te objektivi Champions League. Pedro, sulmuesi i njohur spanjoll dhe shoku i ekipit të mbrojtësit të kombëtares kuqezi, theksoi se ky është qëllimi i Romës, ndërsa Kumbulla tha këto fjalë:

Pedro ka një eksperiencë të pabesueshme dhe fjalët e tij na nxisin të bëjmë më mirë dhe të përmirësohemi. Është motivim i madh për mua fakti që të tre mbrojtësit e ekipit jemi lojtarë në moshë të re.

E vërtetë që jemi të rinj, por kemi treguar se jemi shumë të përqendruar gjatë gjithë kohës. Mosha e re na lejon që të përmirësohemi“, deklaron Marash Kumbulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!