Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kumbulla: Nuk u mendova dy herë për Romën! Ju tregoj ku duhet të përmirësohem

schedule14:57 - 1 Tetor, 2020

schedule 14:57 - 1 Tetor, 2020

Marash Kumbulla nuk trembet nga COVID-19 dhe as nga fakti që Roma ka një mbrojtje në moshë të re. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka shprehur këtë në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi italian ku ai luan. Shtatlarti foli për shumë çështje, për emra të përveçëm dhe për debutimin e tij në Serie A.

“Mbrojtja e re? Për mua është një motivim më shumë. Ne jemi të rinj, por kemi treguar që jemi të përqendruar. Duke qenë të rinj mund të shkojmë përpara dhe të përmirësohemi, por pa harruar që ka edhe të tjerë aty”.

“Objektivi minimal Championsi, sipas Pedro? Ai është një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme dhe fjalët e tij na frymëzojnë të bëjmë më shumë që të përmirësohemi”.

“Smalling? Bëhet fjalë për një lojtar që ka një karrierë plot me fitore e suksese. Unë mendoj vetëm për shokët e skuadrës që kam tani. Synimi është që të lidhemi sa më shumë në lojën tonë”.

“Kalimi te Roma dhe oferta? Isha shumë i emocionuar, ishte diçka që ndodhi shumë shpejt. Nuk hezitova dhe kjo për shkak të klubit, qytetit dhe prej tifozëve. Ishte e lehtë të zgjidhja Romën. Largimi nga Hellas Verona ishte i vështirë, por ishte një hap cilësor përpara. Lazio? Është folur për shumë klube, por kur Roma më thirri nuk hezitova. Jam jashtëzakonisht i lumtur”.

“Juric dhe Fonseca, ku ndryshojnë? Dallojnë nga taktika. Me Juric punohet duke mbuluar një për një në mbrojtje, me Fonseca luhet mbrojtje në grup, jo një për një.

“Debutimi? Isha shumë i lumtur për debutimin. Ndeshja kundër Juventusit ishte shumë emocionuese. Por ka edhe pak zhgënjim, pasi duhet të merrnim tre pikët. e meritonim diçka të tillë”, ka përfunduar Kumbulla. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!