Pezullohen nga detyra shefi i policisë së Vaut të Dejës dhe dy vartësit e tij, pas denoncimit që bënë familjarët e të ndjerit Ardian Kallami, pas dyshimeve, se 47-vjeçari u dhunua në komisariat.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku u vetëvar 47-vjeçari Ardian Kallami, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, urdhëroi pezullimin nga detyra të shefit të komisariatit te Vaut te Dejës, Paulin Çupi dhe të dy policëve të zonës.
Ne njoftimin e ministrisë së Brendshme, thuhet se, minmistri Xhafaj i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit, shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Keto masa u morën pas hetimeve të kryera nga Shërbimi për Çështjen e Brendshme dhe Ankesave, të cilët u nxitën nga deklarimet e të afërmeve të viktimës Ardian Kallami në Barbullush Shkodrës. Ata pretendojnë se ai e ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit pasi është rrahur dhe dhunuar brenda ambjenteve të komisariatit, ku ishte shoqëruar për vjedhje banese.