Hungari, ligj kundër atyre që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm

schedule15:20 - 29 Maj, 2018

schedule 15:20 - 29 Maj, 2018

Hungaria kërkon të miratojë një ligj që do të dënojë me disa ditë dhe deri në një vit burg, qytetarët që ndihmojnë azilkërkuesit. Gjithashtu qeveria e Budapestit kërkon që të pengojë zhvendosjen e azilkërkuesve sirianë nga kampet në Itali dhe Greqi.

Qeveria e Hungarisë ka përgatitur një ligj të ri që do të dënojë ata që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm që kërkojnë azil në vend. Dënimi mund të jetë nga disa ditë deri në një vit. Nëse do të kalohet në formën aktuale, legjislacioni mund të bëjë printimin e fletëpalosjeve me informacion për azilkërkuesit dhe ofrimin e ushqimit, apo këshillimin ligjor në vepër penale të ndëshkueshme. Gjithashtu edhe kushtetuta do të ndryshohet për të parandaluar vendet e tjera të Bashkimit Europian që të transferojnë azilkërkues në Hungari.

Kryeministri nacionalist, Viktor Orban, po përçan politikat e Unionit për emigracionin. Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia po kundërshtojnë skemën e BE-së për zhvendosjen e 160 mijë refugjatëve Sirianë nga partnerët europianë siç janë Italia dhe Greqia, ku kampet e emigrantëve janë të mbipopulluar. Parlamenti i Budapestit po debaton për draft-ligjin pavarësisht faktit se shumë pak emigrant përpiqen të hyjnë në Hungari për shkak të pengesave me tela me gjemba.

Partia e krahut të djathtë e Orban, ka një maxhorancë me 2 të tretat në Kuvend dhe për këtë votimi i ligjit të ri pritet të bëhet javën që vjen. Ai u rizgjodh në drejtim të vendit për një mandate të tretë një muaj më parë. Legjislacioni kundër refugjatëve quhet “Stop Soros Act”, në mënyrë që të reflektojë qartësisht antipatinë e qeverisë kundrjet filantropit George Soros, të cilin e akuzon se nxit emigrimin e muslimanëve në europë. Soros, i cili ka lindur në Hungari, mohon akuzat, duke thënë se Orban sfidon vlerat thelbësore të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!