Margjeka për Durrësin: Le të varroset familja ime, nuk e meritonin mandatin, ishte mashtrim

schedule11:57 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:57 - 1 Tetor, 2020

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendim arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka. Pas mbylljes së seancës dhe daljes nga gjykata të gjyqtares ka pasur momente tensioni ku vetë Margjeka ka kërkuar që të flasë për mediat.

Në deklaratën e saj për mediat gjyqtarja ka theksuar se ky është një vendim politik vetëm për faktin që ajo nuk i ka dhënë mandatin kryebashkiakes së Durrësit.

LEXO EDHE: Margjeka mbetet në arrest shtëpie, përplaset me policinë para gjykatës: Më arrestuan për Durrësin

Ndër të tjera ajo thekson se dhe nëse i shkatërrohej familja mandatin nuk e jepte se nuk e meritonin.

Margjeka: Keni thënë gjëra të pavërteta. Nuk ka asnjë provë. Është përgatitje. Unë kërkova seancën publike. Ky shtet nuk bëhet më. Është e vështirë ti dilni përballë shtetit në burg fiuten vetëm ato që i dalin përballë shtetit. Me keni fut fëmijët në burg. Nuk ka asnjë provë gjyqtarët janë të frikësuar. Më lejoni të flas. E kam dosjen këtu. E kanë bërë gjyqin të fshehtë, sepse i dola përballë për një vendim për njerëzit jo për politikën.

Policia: Vazhdo

Margjeka: Lërmë të flas. Mos më prek. Vendimi i gjykatës së Durrësit është Nuk i dhashë mandatin bashkisë Durrës. Le të varroset familja ime, le të shkatërrohet nuk e meritonin mandatin. Ajo që ndodhi ishte se u bë me një kërkesë të PS.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!