Përballja publike e kandidatëve për presidentë në SHBA, Donald Trump dhe Joe Biden ka ndezur një tjetër debat edhe në rrjetet sociale.
Është fraza e përdorur nga Joe Biden gjatë momenteve tensionuese me Trump që ka sjellë reagime të forta edhe në internet.
Gjatë fjalës së tij, Biden ka thënë “inshallah”, një frazë nga fjalori i përditshëm mysliman dhe arab.
Duke bërë presion ndaj Presidentit Donald Trump se kur do të pagunte taksat, Biden pyeti: “Kur? Inshallah?”
Në disa gjuhë të caktuar, “inshallah” shërben si një përgjigje jo-angazhuese ndaj një pyetjeje, shkruan CNN, përcjell abcnews.al.
Marrë fjalë për fjalë, termi “inshallah”, përbëhet nga tre fjalë arabe (In sha ‘Allah) të cilat përkthehen në “nëse Zoti do”.
“Po, Joe Biden tha ‘Inshallah’ gjatë debatit,” shkroi komentuesi politik Wajahat Ali. “Kjo do të thotë fjalë për fjalë” me dëshirën e Zotit “, por shpesh është zakon të thotë,” Po, kurrë nuk do të ndodhë “.
Shembull: Gruaja ime: A do t’i marrësh më në fund çorapet? Unë: Inshallah. Të thuash inshallah nuk të bën mysliman. ”
Ndërsa shumë e panë përdorimin e frazës nga Biden si nënçmuese dhe duke u mbështetur në stereotipet kulturore rreth botës myslimane dhe arabe. g.v/abcnews.al