Basha prezanton planin në një biznes në Durrës: Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por mësuam

schedule10:00 - 1 Tetor, 2020

schedule 10:00 - 1 Tetor, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një vizitë në një biznes bylmeti dhe produktesh mishi. Basha u njoh me shqetësimet e pronarëve, të cilët u shprehën se ka rënë konsumi.

Kryedemokrati mes të tjerash, foli për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë të prezantuar nga PD. Basha theksoi edhe njëherë se çeku 1 mijë euro për biznesin e vogël, do të hiqte disa shpenzime.

Po ashtu, kreu i PD tha se për ata që rimerren në punë do ketë pagesë për biznesin, 2 mijë lek për pensionistët.

“Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur, por për këtë 6 mujor që do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë mrekulli, sepse për ju 1000 euro…por të paktën u heq disa shpenzime. Për ti dalë para kësaj injektohet ky kapital, hiqen ato kontrata korruptive te qeverisë dhe i jepet biznesit. Ne kemi propozuar diçka që do e zbatonim vetë po të ishim sot në qeveri. Ne si opozitë i japim planin tonë për ta zbatuar, as nuk po e bëjmë për fushatë është për tani, për bukën e gojës. Rënia ekonomike do thellohet prandaj duhet ndihma duhet tani”, tha ai.

Gjatë bisedës me pronarët, Basha shtoi se kanë bërë edhe ata gabimet e tyre, por kanë mësuar.

“Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por ke i mësuar dhe tani shpresojmë tu gjendemi në krah sipërmarrjes dhe biznesit të vogël”, theksoi Basha. g.v/abcnews.al