Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët, qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me Kosovën

schedule22:48 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:48 - 30 Shtator, 2020

Në datë 2 Tetor në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku pritet që të firmosen disa marrëveshje.

Ndërkohë që dy ditë përpara takimit, në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare është miratuar në parim memorandumi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave



Vendosi:

Miratimin, në parim, të memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendim. /db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!