Kandidati i demokratëve për president në SHBA është shprehur që Donald Trump e rrotulloi debatin rreth vetes edhe pse kaq shumë amerikanë po luftojnë për shkak të pandemisë dhe pasojave ekonomike që ajo ka sjellë.
“Ajo që pashë mbrëmë ishte e gjitha për të. Ai nuk foli as për shqetësimet tuaja, as popullin Amerikan qoftë edhe një herë,”tha Biden.
I pyetur nga gazetarët në Alliance, Ohio, Biden theksoi se performanca e debatit të Trump e kujtoi se pse hyri në garën presidenciale.
Biden e përshkroi performancën Trump në debat, dhe posaçërisht refuzimin për të dënuar dhunën supremaciste të bardhë, si “një thirrje zgjimi për të gjithë amerikanët”.
“Për 90 minuta, ai u përpoq gjithçka që të krijonte shpërqendrim,” tha Biden.
“Dhe thjesht nuk funksionoi,” shtoi ai. s.b/abcnews.al/


