Tiranë, i sekuestrohen 660 mijë dollarë dy personave nën hetim

schedule20:36 - 21 Shtator, 2017

schedule 20:36 - 21 Shtator, 2017

Sekuestrohen 660 mijë dollarë, një apartament dhe një dyqan. Ky është bilanci i veprimeve të fundit operacionale të zhvilluara nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Në kuadër të Planit të Masave “Vjeshtë 2017” të ndërmarrë për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale”, nga ana e Specialistëve të Hetimit të Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, i janë sekuestruar tre shtetasve te ndryshem:
-Një apartament 100 m2 dhe një dyqan 80 m2. Ndërsa një llogari bankare me vlerë 460 mijë dollarë dhe një tjetër prej 200 mijë dollarësh iu sekuestuan dy personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga policia. Procedimet për këta tre persona mësohet se kanë nisur gjatë këtij viti.