Shërbimi i Brendshëm i Policisë në Shkodër, ka nisur hetimet për veteëvarjen e 47-vjeçarit Ardian Kallami. Policia nuk jep të dhëna se cilët janë dy policët e dyshuar për dhunë ndaj Kallamit, por sipas burimeve ata janë marrë në pyetje dhe ndaj tyre ka nisur hetimi. Shkak u bënë deklaratat e të afërmve të viktimës në Barbullush, të cilët pretendojnë se 47-vjeçari e ka ndërmarrë aktin pasi është rrahur dhe dhunuar brenda ambienteve të policisë, ku ishte shoqëruar për vjedhje banese. Sapo Kallami është lënë i lirë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur./abcnews.al
Vetëvarja në Shkodër, SHÇBA nis hetimet
schedule10:30 - 29 Maj, 2018
schedule 10:30 - 29 Maj, 2018