Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese në Mbretërinë e Bashkuar.
Për të ditën dytë radhazi, janë regjistruar shifra të larta të personave të infektuar me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije së në 24 orët e fundit janë regjistruar 7,108 raste të reja, duke e çuar në 453,264 numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuar.
Ndërkohë 71 persona humbën jetën nga koronavirusi, duke regjistruar gjithsej 42,143 viktima.
/abcnews.al/