Napoli mposhti 6-0 në fundjavë Genoan dhe ndan kreun e Serie A për momentin me 6 pikë, po aq sa kanë edhe Milani e Hellas Verona. Një fitore fantastike për djemtë e Gattusos, të cilët do të luftojnë për fitimin e titullit kampion këtë sezon.
Situata në kampin e rivalëve të fundjavës nuk është aspak e mirë. Plot 14 futbollistë të Genoas janë prekur nga koronavirusi, ç’ka ka detyruar pjesëtarët e Napolit t’i nënshtrohen tamponëve. Sot kanë dalë përgjigjet e testeve, duke qetësuar përfundimisht Gattuson.
Tutti negativi i tamponi effettuati dal #Napolihttps://t.co/zlUzZdqDPk
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 30, 2020
Asnjë rast pozitiv te Napoli për fat të mirë dhe çlirim i madh për tifozët. Sfida e radhës në kampionat luhet përballë Juventusit në Torino (4 tetor, 20:45). Lorenzo Insigne është mungesa e madhe e miqve. Kapiteni ka pësuar një dëmtim dhe do e humbasë duelin ndaj kampionëve. /abcnews.al