Ambasadori i BE në Shqipëri ka deklaruar se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kusht kryesor për funksionimin e demokracisë dhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Këto deklarata Soreca i bëri pas takimit me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese e cila mban edhe postin e kreut të KED. Soreca shprehet se mirëpret hapjen e garës nga ana e Presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit të Shqipërisë për anëtarë të rinj të Kushtetueses.
“Unë u takova sot me Vitore Tusha, e cila mban detyrën e drejtueses së Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (JAC). Ajo më informoi për punën e Këshillit për plotësimin e vendeve të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese.
Sigurimi i funksionalitetit të plotë është kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për bisedimet e anëtarësimit. Është kritike që KPA të përfundojë me shpejtësi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për postin ekzistues të lirë”, shkruan Soreca./mv. abcnews.al
I met today w/ Vitore Tusha, acting President of Constitutional Court and Chair of Judicial Appointment Council (JAC). She informed me about the work of the Council on fulfillment of vacancies in the Constitutional Court. Ensuring its full functionality is a key condition…1/3 pic.twitter.com/v6iVy5RYJU
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 30, 2020

