Në studion e ABC News, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se bazuar në burimet e tij, Albert Veliu është arrestuar në Kosovë bashkë me djalin, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gazetari tha se në sistemin TIMS, është regjistruar edhe largimi nga Shqipëria drejt Brukselit, i bashkëshortes së Veliut, me djalin tjetër, përmes doganës së Hanit të Hotit.
“Në mesnatën e 16 majit duke gdhirë 17 Maji ai ka tentuar të largohet nga Shqipëria, bashkë me të birin e vet dhe është kapur në një pikë karburanti në rrugën e Kombit në Milot-Kukës. Po atë natë bashkëshortja dhe djali i madh i Albert Veliut po udhëtonin në Mal të Zi dhe nga Podgorica kanë marrë një avion për në Bruksel.
Albert Veliu deri ditën e protestës ka qenë në Shqipëri. Nuk del i regjistruar, gjë që vërteton se ky e ka kaluar ilegalisht kufirin. Dikush ia ka çuar informacionin që ata ta mdalojnë këtë person”. /abcnews.al