E rrallë: Shtyhet transferimi në Greqi, futbollisti armen vishet ushtar

schedule11:12 - 30 Shtator, 2020

schedule 11:12 - 30 Shtator, 2020

Mbrojtësi i Ural Yekaterinburg, Varazdat Haroyan, u transferua tek ekipi i Larissës këtë merkato vere. Megjithatë ai nuk do të udhëtojë ende drejt Greqisë për të zyrtarizuar marrëveshjen, pasi do të bëhet pjesë e forcave ushtarake në vendin e tij.

Kujtojmë që Armenia ka disa ditë që është në luftë me Azerbajxhanin dhe qeveria lokale ka vendosur që të gjithë qytetarët armenë që janë më pak se 40 vjeç t’i bashkohen ushtrisë.

Sonte në mbëmje pritet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë për të shmangur një përplasje akoma më të madhe, që do të sillte destabilizimin e rajonit si dhe tërheqjen e Rusisë dhe Turqisë atje.

“Haroyan është mobilizuar si të gjithë qytetarët armenë nën 40 vjeç me ushtrinë. Ai tashmë ndodhet në zonën e luftës,” ishte mesazhi i agjentit të qendërmbojtësit ndaj presindetit të Larissës, Alexis Kouyias. /abcnews.al