Miichael Schumacher prej shtatë vitesh po kalon momente të vështira, për shkak të një aksidenti që pësoi duke bërë ski. Gjermani, pasi qëndroi për disa kohë në koma, u transferua në shtëpi dhe rreth tij janë të pakta informacionet që janë bërë publike.
Elisabetta Gregoraci, ish-partnerja e Flavio Briatore, ka folur për Shumin në “Grande Fratelli VIP” dhe tregon se ish-kampioni i botës në Formula 1 komunikon vetëm përmes syve. “Gruaja e tij ka ngritur një spital në shtëpi.
Ai nuk flet, komunikon vetëm me sy. Vetëm tre njerëz mund të shkojnë ta vizitojnë atë dhe unë e di se kush janë ata”, u tregon Gregoraci garuesve në “Grande Fratello VIP”. Aktualisht Schumacer ndodhet në Majorka, ku bashkëshortja e tij Corinna është zhvendosur së bashku me familjen dhe po jeton larg syve të mediave. /abcnews.al