Neymar, braziliani i PSG, akuzoi pas ndeshjes kundër Marseille se Alvaro Gonzalez kishte përdorur shprehje raciste kundër sulmuesit. Organet disiplinore në LFP po hetojnë, ndërkohë që braziliani u pezullua për dy ndeshje.
Më pas u raportua se Neymar kishte ofenduar një prej lojtarëve të Marseille gjatë ndeshjes që pati shumë polemika në fushë dhe që vijuan edhe jashtë saj, me deklarata nga të dy krahët.
Në radion spanjolle “Cope”, gjatë një emisioni u tha se sulmuesi i PSG ka ofenduar me një frazë raciste japonezin e Marseille, Hiroki Sakai.
This is the footage from Cadena SER which the Spanish outlet alleges shows Neymar calling Japanese international full-back Hiroki Sakai “a Chinese s***.” pic.twitter.com/KPWWCeO0cf
— Get French Football News (@GFFN) September 29, 2020
“Marseille ka disa imazhe që tregojnë se Neymar i thotë ‘kinez m**i’ mbrojtësit Hiroki Sakai”, zbulonte gazetari spanjoll gjatë “El Partidazo de COPE”, ndërkohë që tani Cadena Ser ka publikuar edhe videon kur Neymar e bën diçka të tillë.
“Ik nga këtu, kinez m**i”, janë fjalët e sulmuesit ndaj futbollistit kundërshtar. Tani pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Komisioni Disiplinor i LFP dhe braziliani realisht rrezikon të mos luajë më për këtë vit kalendarik./ abcnews.al

