Dueli i parë prej 90-minutash i gjeti dy rivalët duke fyer dhe duke bërtitur kundrejt njëri-tjetrit ndërsa debatonin për Covid-19, garën, ekonominë dhe familjet e tyre. Ndërsa Biden kritikoi menaxhimin e Trump ndaj pandemisë, presidenti mbrojti zotësinë e tij ekonomike dhe premtoi vendi do t’i rikthehej normalitetit pavarësisht situatës së vështirë që po kalon jo vetëm SHBA-ja por e gjithë bota.
Të dy në mënyrë të përsëritur ndërprenë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, duke e detyruar Biden të replikonte: “A do të heshtësh,more burrë?”
Pas disa ndërhyrjeve nga presidenti, moderatori Chris Wallace, i tha Trump të mos ndërhynte ndërkohë që kundërshtari i tij po fliste.
Miliona votues u bashkuan për të parë debatin e parë presidencial.
Pasi debati u mbyll, Zonja e Parë Melania Trump dhe Jill Biden iu bashkuan në skenë bashkëshortëve të tyre.
Për shkak të pandemisë, ngjarja në Universitetin Case Western Reserve kishte një audiencë të kufizuar.
Kandidatët do të takohen për dy debate të tjera në 15 tetor në Miami, Florida dhe 22 tetor në Nashville, Tenesi.
Nënpresidenti Mike Pence dhe Senatori Kamala Harris, do të kenë debatin e tyre të parë në 7 tetor në Salt Lake City, Utah. s.ba/abcnews.al