Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë njoftuar vendosje sanksionesh ndaj figurave të larta Bjelloruse duke përfshirë edhe Presidentin Alexander Lukashenko. Sanksionet vijnë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar dhe protestave pasuese.
Sanksione janë vënë ndaj shtatë zyrtarëve të tjerë duke përfshirë ministrin e brendshëm të vendit, shefin e policisë së sigurisë publike dhe djalin e Lukashenkos Viktor, këshilltar i sigurisë kombëtare.
Kjo e bën presidentin e vendit, udhëheqësin e parë të një vendi që do të sanksionohet nga Britania e Madhe nën programin e saj të ri Global të Drejtave të Njeriut, i cili u prezantua në korrik.
Opozita e Bjellorusisë thotë se zgjedhjet e 9 gushtit i dhanë Lukashenkos me anë të mashtrimit një mandat të gjashtë në detyrë me mbi 80% të votave.
Pas rezultatit të zgjedhjeve, dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar në të gjithë vendin në shtatë javë që nga dita e votimit.
Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se vendi i tij dhe Kanadaja po dërgojnë “një mesazh të qartë duke vendosur sanksione kundër regjimit të dhunshëm të Aleksandër Lukashenkos”. s.b/abcnews.al/