Epoka dixhitale, AMA: Nesër mbyllen transmetimet analoge në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

schedule16:52 - 29 Shtator, 2020

schedule 16:52 - 29 Shtator, 2020

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se në vijim të procesit të dixhitalizimit, më 30 shtator 2020, pra nesër do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Nesër do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Procesi do të kryet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe.

AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë.

Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencë në treg mes operatorëve audiovizivë’ thekson AMA.