14 të infektuar me COVID-19 te Genoa dhe shqetësimi është i madh edhe te Napoli, që luajti kundër tyre në fundjavë. Festa për gjashtë golat e shënuar ka përfunduar dhe futbollistët janë të shqetësuar, pasi një ditë më parë ishin pushim dhe kanë qenë pranë familjeve të tyre.
Ata shpresojnë që të mos jenë infektuar dhe të mos e kenë përçuar virusin te të tjerë persona. Lojtarët kanë bërë shtupat dhe presin përgjigjet. Sigurisht mes tyre janë edhe futbollistët shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani.
Doktori i Napolit e pranon se mund të rrezikohet ndeshja me Juventusin, nëse ndonjë prej lojtarëve do të dalë pozitiv. Futbollistët do të testohen edhe të premten, sikurse e kërkon protokolli dhe shpresohet që të mos ketë të infektuar prej ndeshjes kundër Genoa. /abcnews.al