Blloku i partive anti-Gjukanoviç duket se është përçarë. Pjesë e këtij blloku kishte premtuar se do të ishte edhe Lista Shqiptare, por duket se gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit.
Siç bëjnë me dije burime për abcnews.al, Gjeloshaj ka ndryshuar qendrim duke kërkuar një post zv.kryeministri dhe një post ministri si kusht për të hyrë në negociata me partitë e bllokut kundër Gjukanoviçit.
Ky është një ndryshim i madh i qendrimit të Listës Shqiptare të kryesuar nga Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu duke rritur edhe më tepër shanset që Gjukanoviç të ruajë maxhorancën. /abcnews.al

