Këngëtarja e njohur Shkurte Mustafa, një ndër Motrat Mustafa, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj Lulja, pwrmes një postimi në Instagram.
Shkurte ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin e bukur Roan. Lulja ka publikuar një foto të dorës së të voglit, krahas së cilës shkruan: “Mirë se erdhe në jetë Roan”.

Kujtojmë se Shkurte është nënë e dy djemve të tjerë, me të cilët publikon shpesh foto në rrjete sociale. l.k/abcnews.al


