Xhensila Myrtezaj është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këtë sezon që lamë pas, Xhensila erdhi më fuqishëm se kurrë duke sjellë një tjetër bashkëpunim me Ardian Bujupin, dhe që rezultoi mjaft e suksesshme.
Ndërkohë, në një intervistë të fundit për mediat në Kosovë Xhensila ka zbuluar dhe bashkëpunimin që pritet të sjellë së shpejti. Bëhet fjalë për një nga djemtë e Threedots, emrin e të cilit preferoi të mos e bënte publike. Gjithashtu, Xhensila duke shprehur konsideratë për Aida Barakun, shprehu publikisht dëshirën e saj që një nga këngët e saj të mbajnë firmën e saj.
“Unë nuk kam bashkëpunuar, do të doja shumë që të bashkpunoja. Madje po ja bëj ftesën publike që do të doja të bashkëpunoja dhe të kisha një këngë nga firma e Aida Barakut,. Është pema e artë e muzikës shqiptare, ndihem krenare. Ajo është një nga më të mirat për të bërë pjesën e teksteve, poezive.“, tha Xhensila. xh.d/abcnews.al