Nevid Dede, trajneri i Shqipërisë U19, është sërish pjesë e panelit të emisionin “Pressing” në ABC News. Fillimisht ai foli për mungesën e futbollit në vend. “Jo vetëm futboll, por nuk po luhet asnjë sport. Askush nuk do që sporti më i madhur të mos luhet. Shpresoj që çdo gjë të zgjidhet pozitivisht”, tha fillimisht ish-qendërmbrojtësi.
Më pas në fokus ishin ndryshimet e bëra te Kukësi dhe Dede tha: “Kjo periudha e merkatos është e bukur, por ka shumë hije dhe pikëpyetje. Kanë mbetur vetëm tre lojtarë nga ekipi i vjetshëm. Nuk më pëlqen lëvizja e Telushit.
Thua që nuk dua t’i bëj keq atij, por do t’i bësh vetes. Nuk shkon të lihet të ikë. Ku do e gjesh një Telush tjetër. Deklarata e fundit e Kukësit thotë që vetëm Musolli e Ethemi kanë ikur. Limaj ka mbetur aty, Musolli ishte lider. Musta ishte titullar. Grupi i ri mund të jetë më cilësor, por sa do e durojnë presionin e presidentit Gjici? Skënderi është mësuar”. /abcnews.al