Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sonte se Azem Hajdarin e nxori në pritë Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH-it. “Në pritë, po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi. Kurth.
Lexo edhe: Ka pasur dorë në zhdukjen e Azemit? Flet Berisha
Në deklaratën time, është thënë personi, që më erdhi në zyrë dhe më tha “Unë e vrava Azem Hajdarin”. Ishte i shfazuar. Ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i PD-së. Por kurthin e organizoi, e serviri, kishte një radio të shërbimit informativ aty.
Lexo edhe: Do dëshmojë për vrasjen e Hajdarit? Berisha: E bëra detyrën
Në makinën nga e cila u qëllua dhe dolën vrasësit. Pse doli Azemi? Jam dakord se ai nuk ishte i kujdesshëm. Ai mund të nxirrte truprojat. Ajo ishte një pakujdesi që doli. Bëri një gabim” tha ai.
Lexo edhe: Berisha tregon çfarë i tha Azem Hajdarit para se të vritej
I pyetur nëse ka pasur kurth nga brenda PD-së për ta nxjerrë në pritë, Berisha e mohoi “Jo”.
Lexo edhe: Berisha: Ju tregoj pse akuzova Nanon, Hajdarin e ekzekutoi shteti
Të akuzuarit për vrasjen, Berisha tha se i zhduku vetë shteti. db/Abcnews.al