Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin opinion, se nuk është thirrur asnjëherë në Prokurori apo Gjykatë në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje e ndodhur në 14 shtator 1998.
Kjo pasi sipas tij, ai nuk ka qenë dëshmitar në kohën kur ka ndodhur vrasja.
“Unë në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë në jetën time fletëthirrje. Nuk ka një media që të ketë botuar që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë. Fatos Klosi dhe ish-bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit Arben Rakipi, bënin lojë dhe bënin skupe sepse thërrisnin, por s’më thërrisnin dot.
Pse s’më thërrisnin dot. Për dy fakte sepse unë do t’u bëja pretencë politike atyre dhe unë nuk kisha dëshmitar okular o zotëri. Unë kisha qenë në zyrë dhe çfarë do të dëshmoja unë nuk merrte dot fuqinë e një prove pa u verifikuar.
Së treti, vetëm në harkun kohor 12 orë atë ditë kam bërë 3 konferenca shtypi pa llogaritur edhe konferencat e përditshme. Pra unë Sali Berisha nuk kam vajtur, kam denoncuar publikisht çdo të dhënë që ka ardhur, kam denoncuar vrasjen shtetërore”, deklaroi ish-kryeministri.
N.D./abcnews.al