Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skënderbeu-Laçi/ Sot, finalja e Kupës së Shqipërisë

schedule14:34 - 27 Maj, 2018

schedule 14:34 - 27 Maj, 2018

Do të përcaktohet sot fituesi i Kupës së Shqipërisë në futboll. Skënderbeu është favorit ndaj Laçit, në finalen që luhet në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.

Me Superligën i dha fund, edhe pse nën presion e dyshime të mëdha.

Skënderbeu kaloi menjëherë në një objektiv tjetër, atë të fitimit të Kupës së Shqipërisë, me finalen që do ta luajë sot ndaj Laçit, në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja u përgatit në kompleksin “Tropikal” në plazhin e Durrësit, në kërkim të trofeut të vetëm që i mungon.

Daja thekson se finalja është e vështirë për faktin se dhe Laçi ka bërë të njëjtën rrugë në Kupë, ashtu si skuadra e tij, ndonëse shton se është i lumtur me gjendjen e lojtarëve.

Për fat të keq, ekipi aktual dhe trajneri duhet të përballojnë edhe shqetësimin nëse do të jenë në Champions apo jo sezonin e ardhshëm.

Vitin e kaluar, u përfol shumë se Skënderbeu toleroi në finalen ndaj Tiranës, duke pësuar edhe humbje.

A pritet të ketë dyshime edhe për sfidën e sotme?

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, thotë se skuadra e tij e ka arritur objektivin, pra Ligën e Europës nëpërmjet kampionatit.

Një hipotezë mund të jetë që Skënderbeut i duhet më shumë kupa, për ta fituar për herë të parë, dhe kurbinasve më pak, meqë edhe e kanë fituar në të kaluarën.

Mezani e di se Laçi nuk mund të quhet favorit për finalen, por sa shanse i jep ekipit të tij?

Gentian Mezani: “Kemi një përqindje pak më të lartë sepse mendoj se jemi në një nivel pak më të lartë se ata”.

Federata ka përzgjedhur për finalen vetëm gjyqtarë të FIFA-s, me kryesor Eldorian Hamitin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!