Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen më 1 tetor siç ishte paracaktuar me herët.
Burime për ABC News saktësojnë se këtë të enjte në seancën e radhës, nuk do të votohet nen për nen hapja e listave të “ngrira”.
Mazhoranca ka sqaruar se grupi i punës nuk ka mjaftueshëm kohë të shkruajë një dokument gjithëpërfshirës.
Tërheqja nga data e paracaktuar në kalendar vjen pas qëndrimeve të ambasadores së SHBA, e cila theksoi se ndryshimet duhen bërë vetëm me dakordësi.
Siç ka njoftuar mazhoranca socialiste, projektligji i cili pritet të votohet në Kuvend në ditët në vijim, përbën ndërhyrjen legjislative në ligjin zgjedhor me synim plotësimin dhe zbatimin e kushteve të dakordësuara në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.
Projektligji përbën vetëm fazën e parë të procesit të dakordësuar me anëtarëve të Këshillit Politik për reformimin e bazës ligjore për zgjedhje e ardhshme në Shqipëri, ndërsa opozita parlamentare ka akuzuar mazhorancën se e ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit sa i përket listave të hapura 100 % në zgjedhjet e ardhshme duke hapur një debat dhe diskutime mes palëve.
Sakaq ambasdori i BE-së Luigi Soreca ka bërë apel për respektimin e marrëveshjes së “5 Qershorit”.
N.D./abcnews.al