Agjenti i Lorenzo Insigne, Vicenzo Pisacane, ka treguar gjendjen e kapitenit të Napolit, i cili u dëmtua në takimin kundër Genoas dhe u largua para kohe nga fusha e blertë. Agjenti i lojtari konfirmoi se Insigne po vuan psikologjikisht pas këtij dëmtimi.
“Ende nuk kemi asnjë lajm për Lorenzon, na duhet të presim të paktën 48 orë. Testet instrumentale do të kryhen nesër. Nëse nuk ka dëmtim serioz, do t’i duhen rreth 20 ditë që të kthehet në fushë. Ajo që i dhemb më shumë është humbja e sdës kundër Juventusit.
Gjithashtu, edhe grumbullimet me ekipin kombëtar, gjë që ndodhi si vitin e kaluar. Ai është shumë keq psikologjikisht, mjaft i zemëruar, sepse nuk dëshironte të humbiste asnjë ndeshje, veçanërisht këtë periudhë”, u shpreh agjenti./abcnews.al