Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka sqaruar pse mesfushori i ardhur nga Barcelona, Arthur Melo, nuk luajti titullar në sfidën ndaj Romës, që u mbyll e barabartë 2-2 (dopietë Veretout, dopietë Ronaldo).
“Arthur vjen nga një mungesë aktiviteti prej 6 muajsh, nuk luajti në Barcelonë për shkak të problemeve me klubin. Arritja në një kampionat tjetër, në një klub tjetër me stërvitje të ndryshme bën që të duhet kohë.
Është i ri, po punon çdo ditë për t’u përmirësuar dhe sigurisht që do ta shohim atë në fushë gjatë kampionatit”, u shpreh Pirlo për mesfushorin brazilian./abcnews.al