Silva Bino është konfirmuar me koronavirus. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë është shtruar të premten tek Infektivi me temperaturë 39 gradë.
Abcnews.al mëson se aktualisht, Bino është në gjendje të stabilizuar shëndetësorë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa temperatura i është ulur. /abcnews.al