Naftëtarët e Ballshit shohin grevën e urisë si alternative për zgjidhjen e situatës. Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës se naftëtarëve të bashkuar ka deklaruar për mediat se e provuan zgjidhjen deri në Tiranë, por nuk i priti askush.
“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shume arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, ka thënë ai.
Pak ditë më parë naftëtarët iu rikthyen sërish protestave pasi ende nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura. g.v/abcnews.al

