Mëngjesi i lutjeve në Tiranë/Meta: Shqipëria, shpejt pjesë e Evropës

schedule15:58 - 26 Maj, 2018

schedule 15:58 - 26 Maj, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se Shqipëria do të bëhet pjesë e familjes europaine në një ditë jo fort të largët. Në një aktivitet të quajtur “Mëngjesi i lutjeve” ai vlerësoi edhe përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit të Ballkanit.

Pa u ndalur konkretisht në përgjigjen e qershorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur besimin që Shqipëria shumë shpejt do të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar. Në mëngjesin e lutjeve në Tiranë, me temë “Duaje fqinjin tënd”, ku të pranishëm ishin përfaqëses nga e gjithë Europa, Meta u lut edhe për Kosovën e Maqedoninë.

 “Besojmë fort që një ditë jo të largët, të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar, duke bashkëjetuar harmonisht me fqinjët tanë. Të lutemi për suksesin e dëshiruar të dialogut Prishtine-Beograd. Zgjidhje të çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të fqinjit tonë lindor në NATO dhe BE”.

Ish-kryeministri Berisha ndërkohë tha se mund të bëhet më shumë për të promovuar tolerancën në rajon.

 “Kjo nisëm merr një rëndësi të madhe, sepse rajoni nuk është në një paqe të garantuar. Mund të bëhet më shumë për të promovuar tolerancën”.

Në mëngjesin e lutjeve u theksua kontributi i shqiptarëve për një rajon më bashkëpunues. /abcnews.al