Kalidoi Koulibaly nuk do të lëvizë nga Napoli, edhe pse ende merkato nuk është mbyllur përfundimisht. Klubi italian nuk ka marrë ofertat që kërkonte dhe do e mbajë në skuadër senegalezin.
Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit, ka folur para ndeshjes me Genoa dhe i ka vënë vulën të ardhmes së mbrojtësit.
Cristiano Giuntoli, Napoli sport director to @SkySport about PSG, #LCFC and #MCFC rumours for Kalidou Koulibaly: “I think that Koulibaly will stay here. We’re so happy to keep him, he’s gonna stay”. ? #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 27, 2020
“Mendoj se Kolibaly do të qëndrojë këtu. Ne jemi të lumtur ta mbajmë atë. Ai do të qëndrojë”, u shpreh shkurtimisht Giuntoli. / abcnews.al


