Milani ka shënuar në fundin e pjesës së parë kundër Crotone. Kuqezinjtë përfituan nga një penallti e akorduar në favor të tyre, pasi arbitri i ndeshjes e pa edhe me VAR.
Ai dukej i sigurt në vendimin e tij që në fillim dhe pasi e pa rastin mori vendimin përfundimtar. Nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk mund të gabonte Franck Kessie.
Kështu Milani shkon i qetë në dhomat e zhveshjes dhe synon të marrë fitoren e dytë rresht në kampionat dhe të vijojë ecurinë pozitive që pati edhe vjet. /abcnews.al