Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, ishte shumë pranë largimit nga katalanasit përpara se të nënshkruante kontratën e re me spanjollët. Flitet se klubi nga Katalonja refuzoi një ofertë prej 137 milionë paund për 17-vjeçarin, i cili ra në sy me performancën e tij në sezonin e kaluar.
Ishin drejtuesit e Manchester United ato që kishin shfaqur interesim për Fatin dhe madje ai kishte rënë në radarin e tyre që në muajin korrik. Gjithsesi Barcelona nuk e pranoi ofertën dhe në fillimin e kësaj jave nënshkroi kontratën e re me spanjollin.
Ansu rinovoi për pesë vite me katalanasit dhe tashmë çdo klub që e kërkon atë duhet të paguajë në arkat e Barcelonës plot 367 milionë paund. Fati konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe ai ka marrë numrin 22 për këtë sezon, pas largimit të Arturo Vidal. /abcnews.al

