Rama: 24 orë ujë për 3 500 banorë të Pukës, vijon faza e dytë e punimeve

schedule18:23 - 26 Shtator, 2020

schedule 18:23 - 26 Shtator, 2020

Në kantierin e Pukës ka nisur faza e dytë për punimet e infrastrukturës së ujësjellësit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” kryeministri Rama shkruan se tashmë janë realizuar 53% e punimeve për 8.4 km rrjet të brendshëm.

Gjithashtu ai thekson se tashmë është garantuar ujë 24 orë për 3 500 banorë të Pukës, ndërsa shton se vijon puna për furnizimin me ujë të pandërprerë për 750 banorët e e Zezaj, Kukaj e Lacaj.

Statusi:

Kantieri i ujit në Pukë vijon punën. Pasi kemi garantuar për 3 500 banorë të Pukës 24 orë ujë, me fazën e dytë të investimit përmbyllim tërësisht infrastrukturën e ujësjellësit me finalizimin e rrjetit tercial, si dhe garantojmë furnizim të pandërprerë me ujë edhe për 750 banorët e Zezaj, Kukaj e Lacaj, ku prej vitit 1980 nuk ishte bërë asnjë investim.

Realizuar 53% e punimeve, për 8.4 km rrjet të brendshëm, 1,7 km linjë të re dërgimi, rikonstruksion të 2 depove si dhe finalizimin 100% të rrjetit tercial për çdo konsumator familjar, publik dhe privat.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158182155891523

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!